Çështja e hapjes së urës Ibrit ka nxitur disa replika mes deputetëve në pozitë dhe atyre në opozitë.
Bajqinovci ka shpërndarë një deklaratë të Abdixhikut të bërë vite më parë, ku ai kishte kërkuar hapjen e urës.
“Kur Lumir Abdixhiku kërkonte hapjen e urës së Ibrit në vitin 2016. Ndërsa sot, së bashku me lobuesen për ndarjen e Kosovës, Vlora Çitaku, po kërkon të mbahet e mbyllur kjo urë”, thotë ai.
Ndryshe, hapjen e urës së Ibrit janë duke e kundërshtuar ndërkombëtarët, të cilët kanë kërkuar që Qeveria të mos merr veprime të njëanshme
The post Abdixhiku tha se hapja e urës së Ibrit është propagandë dhe atak paraelektoral – Bajqinovci ia shpërndan një deklaratë kur ai e kërkonte hapjen first appeared on Radio Televizioni Iliria.