RTV AHIRETI
Lajme

Myftiu Tërnava dhe nënsekretari i Kombeve të Bashkuara vizituan Xhaminë e Madhe

myftiu-ternava-dhe-nensekretari-i-kombeve-te-bashkuara-vizituan-xhamine-e-madhe

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me nënsekretarin e Përgjithshëm për Paqe në Kombet e Bashkuara, Jean-Pierre Lacroix, vizituan Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Gjatë kësaj vizite, Myftiu Tërnava e njohu për së afërmi nënsekretarin, z. Jean-Pirrre Lacroix për historikun e kësaj xhamie, rëndësinë dhe rolin që ka pasur dhe që vazhdon ta ketë kjo xhami, e cila veç të  tjerash u cilësua simbol i kryeqytetit.

Në oborrin e kësaj xhamie, Myftiu Tërnava dhe nënsekretari i Kombeve të Bashkuara, diskutuan për të arriturat, sfidat dhe bashkëpunimin mes tyre. Myftiu gjatë këtij takimi e njohu me punën e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe rolin e saj te besimtarët myslimanë.
Veç të tjerash, ai shprehu shqetësimet e tij për Ligjin e Lirisë Fetare, si dhe me atë se çfarë ka ndodhur në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nga forca të asaj kohe.

Në anën tjetër, nënsekretari i Kombeve të Bashkuara, z. Jean-Pierre Lacroix, përgëzoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për angazhimin dhe punën e palodhur që kryen në çështjen fetare, por edhe në bashkëpunimin mes komuniteteve.

Ai veç tjerash shprehu gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin me Bashkësinë Islame të Kosovës në fushat e përbashkëta që synojnë paqen në vend dhe rajon.

Related posts

Më pak burokraci dhe lehtësim nga taksat, qeveria gjermane bie dakord për një paketë të re masash për fermerët! Çfarë përmban

admin

Vendimi i qeverisë së Kosovës për vendimin për manastirin e Deçanit, reagojnë shtetet e QUINT-it

admin

Ekspertët të shqetësuar: Shtohen përpjekjet për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në SHBA

admin