RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Abdixhiku thërret në takim kryetarët e degëve të LDK-së

abdixhiku-therret-ne-takim-kryetaret-e-degeve-te-ldk-se

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbaj sot një takim me kryetarët e degës së kësaj partie.

Ky takim është ftuar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Mbajtjen e takimit e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Takimi me kryetarët e degëve do të mbahet pasditen e sotme, ndërkaq nuk janë bërë të ditura temat që do të diskutohen.

Takimi i Abdixhikut me kryetarët e degëve të LDK-së, vjen një ditë pas takimit që kryeministri Albin Kurti zhvolli me zyrtarët e PDK-së, Memli Krasniqin e Abelard Tahirin.

Kujtojmë se pjesëmarrjen në këtë takim e kishte refuzuar Abdixhiku duke thënë se ftesa për tu takuar është e vonshme.

“Në përgjigje të letrës tuaj, e konsideroj të vonuar tani që, pas tre vitesh e gjysmë në pushtet, të tentoni të gjeni një klimë bashkëpunimi kur keni shuar rrënjësisht frymën e bashkëpunimit e kur keni mbjellë polarizim ofendues të skajshëm ndaj të gjitha partive politike tjera në Kosovë dhe përfaqësuesve të tyre”, kishte deklaruar Abdixhiku.

Related posts

Sudan, ushtria dhe forcat paraushtarake përleshen në Khartoum

admin

FSK mund të hyjë në veri me lejen e komandantit të KFOR-it

admin

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së mesazh urimi me rastin e Ramazanit – VIDEO

admin