RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sudan, ushtria dhe forcat paraushtarake përleshen në Khartoum

sudan,-ushtria-dhe-forcat-paraushtarake-perleshen-ne-khartoum

Të shtëna të vazhdueshme me armë zjarri janë dëgjuar në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, mëngjesin e sotëm mes tensioneve midis forcave ushtarake dhe paraushtarake të vendit, raporton Anadolu.

Të shtëna me armë zjarri mund të dëgjoheshin në një numër zonash, duke përfshirë Khartoum-in qendror dhe lagjen Bahri.

– Avionët luftarakë të ushtrisë godasin disa pika në kryeqytet

Avionët luftarakë të ushtrisë sudaneze fluturuan në lartësi të ulët për gati gjysmë ore në afërsi të pikave ku vazhdojnë përleshjet intensive të tilla si aeroport, pallati i Presidencës, Shtabi i Përgjithshëm.

Avionë bombarduan disa pika në të cilat përleshet ushtria me Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.

Në një deklaratë nga ushtria thuhet se “Forcat tona ajrore, po zhvillojnë operacione cilësore për t’u dhënë fund veprimeve të papërgjegjshme të milicëve kryengritës të Mbështetjes së Shpejtë”.

Gjatë kësaj, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë të vendosura në pika të ndryshme të kryeqytetit Khartoum dhanë kundërpërgjigje me kundërajrorë ndaj avionëve.

Pasi Forcat e Mbështetjes së Shpejtë deklaruan se kanë marrë nën kontroll aeroportet në Khartoum dhe në disa qytete, ushtria e Sudanit njoftoi se të gjitha bazat dhe aeroportet janë nën kontrollin e saj.

Tensionet midis ushtrisë dhe forcës paraushtarake të Forcës së Mbështetjes së Shpejtë janë përshkallëzuar muajt e fundit, duke çuar në vonesa në nënshkrimin e një marrëveshjeje të mbështetur ndërkombëtarisht me partitë politike për të ringjallur tranzicionin demokratik të Sudanit.

Related posts

Kaloi gati 70 vite të jetës brenda cilindrit metalik, ndërron jetë në moshën 78-vjeçare burri me “mushkëri të hekurt”

admin

Policia vazhdon luftën kundër kontrabandës – konfiskon sasi të madhe të duhanit në një fshat të Vitisë

admin

Tensionet në veri, diplomatja e lartë e SHBA-së vizitë në Kosovë dhe Serbi

rezart morina