RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Abdixhiku: VV-ja s’i ka numrat, i shfrytëzoi 15 ditë për shfaqje teatrale

abdixhiku:-vv-ja-s’i-ka-numrat,-i-shfrytezoi-15-dite-per-shfaqje-teatrale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në takim me presidenten kanë diskutuar ndonjë mundësi për të zgjatur buxhetin paraprak për tre muajt e ardhshëm. Sipas tij, Osmani i ka njoftuar VV-në, por Abdixhiku deklaroi se ata nuk janë të interesuar për të gjetur zgjidhje.

“Sot, LDK-ja nuk pret asgjë, përveç faktit të konfirmimit që janë humbur 15 ditë, duke e ditur dhe pritur rezultatin e njëjtë. Pra, Lëvizja Vetëvendosje e ka ditur që nuk i ka numrat, e ka ditur që e kemi një krizë, e kemi paralajmëruar që kemi një krizë, dhe sërish kanë vendosur që të na i shfrytëzojnë 15 ditë. Gjithë ky shpenzim kohe është bërë për një qëllim, për shfaqje teatrale. Dhe nëpërmjet një shfaqje teatrale të tillë me disa kundërshtarë imagjinarë, përgatitën material për fushatë elektorale”, tha ai. “Nuk kanë interes për komunikim, kanë interes për shfaqje. Shfaqje do të kenë, shfaqje do t’iu japim”.

Abdixhiku e ka quajtur të gabueshëm veprimin e presidentes Vjosa Osmani që i dha edhe 15 ditë afat për mandatarin Glauk Konjufca.

“Është gabim i madh për republikën, ishte parë që nga fillimi që nuk e kanë shumicën dhe nuk e premtuan që do t’i bëjnë numrat. Është jo logjike dhe është vetëm humbje kohe. Në politikë duhet të ketë edhe dinjitet”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka thënë se VV-ja nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’i kontaktuar.

Related posts

OKB njofton 25 milionë dollarë ndihmë humanitare për Turqinë dhe Sirinë

Muhamet Ramadani

U arrestua muajin e kaluar në RMV, Ministria e Jashtme e Kosovës: Shkupi nuk do ta dorëzojë në Serbi ish-pjesëtarin e UÇK-së 

admin

Kriza ushqimore, OKB-ja bën thirrje për zgjatjen e marrëveshjes së grurit

admin