RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Adidas” përballet me thirrje për bojkot, pasi hoqi Bella Hadidin nga reklamat e atleteve

“adidas”-perballet-me-thirrje-per-bojkot,-pasi-hoqi-bella-hadidin-nga-reklamat-e-atleteve

Pasi kompania gjermane e veshmbathjeve sportive “Adidas”, hoqi nga reklamat e atletëve “imazhin e markës Adidas”, modelen palestinezo-amerikane me famë botërore Bella Hadid, për shkak të reagimit të grupeve lobuese dhe institucioneve që mbështesin Izraelin, kompania po përballet me reagime dhe thirrje për bojkot, raporton Anadolu.

Pas kritikave nga Izraeli, “Adidas”-i hoqi Hadidin, e cila prej kohësh ishte e zëshme për të drejtat e palestinezëve, nga reklama e atletëve. Sipas “Daily Mail”, duke cituar një burim me njohuri për këtë çështje, Hadid ia raportoi çështjen avokatëve të saj për procedura ligjore ndërsa marka kërkoi falje për “çdo shqetësim të shkaktuar” nga fushata reklamuese.

Pas vendimit të kompanisë, shumë përdorues të rrjeteve sociale reaguan ndaj “Adidas”-it duke mbrojtur Hadidin.

“Bella Hadid është një trimëreshë! Shpresoj që ‘Adidas’ të dëmtohet nga bojkoti”, tha një përdorues i rrjeteve sociale, ndërsa një tjetër tha: “Më falni djema, nuk blej ‘Adidas’ për shkak të trajtimit të tyre frikacak ndaj Bella Hadidit”.

Përderisa reagimet ndaj “Adidas”-it evoluan në thirrje për bojkot, përdoruesit e rrjeteve sociale thanë: “Pas incidentit me Bella Hadidin, ne do t’i themi lamtumirë ‘Adidas’-it. Ata që inkurajojnë kriminelët e gjenocidit nuk duhet të marrin asnjë para nga paratë që fitojmë me ndershmëri. Bojkot pro-arab dhe pro-palestinez, po ndodh tërmet në Starbucks dhe McDonald’s… Adidas, adios!”.

– Analisti politik thekson rëndësinë e bojkotit ndaj markave që mbështesin Izraelin

Sami Hamdi, një analist politik, duke folur për Anadolu-n, tërhoqi vëmendjen e bojkotëve në ndikimin tek kompanitë e tjera që shihen si mbështetëse të Izraelit, i cili vazhdon sulmet e tij vdekjeprurëse në Rripin e Gazës.

“McDonald’s, Starbucks, KFC dhe marka të tjera tashmë po përjetojnë efektet e lëvizjeve të bojkotit në vendet me shumicë muslimane dhe shumë prej këtyre markave janë detyruar të mbyllin shumë nga degët e tyre. Tashmë ka thirrje për një bojkot të ngjashëm ndaj ‘Adidas’-it”, tha Hamdi.

Ai thekson se Tel Avivi po përjeton gjithnjë e më shumë telashe për shkak të perceptimit gjithnjë e më negativ ndaj vetes nga publiku. “Ka një panik në rritje në Tel Aviv se Izraeli po humbet monopolin e tij në diskursin publik”, tha Hamdi duke shtuar se aleatët e Izraelit kanë filluar të ndihen të pakëndshëm me rritjen e presionit publik pro-palestinez.

“Kjo është arsyeja pse Izraeli sulmon markat që aludojnë nga distanca një simpati palestineze, në një përpjekje të dëshpëruar për të mbytur zërat palestinezë që janë kaq ndikues në formësimin e opinionit publik. Punësimi dhe më pas shkarkimi i Bella Hadidit pasqyron konfuzionin dhe pasigurinë rreth mënyrës se si Gjermania dhe ‘Adidas’-i do të menaxhojnë pendimin për një gjenocid të kaluar me një publik gjithnjë e më të zëshëm që dënon gjenocidin që po ndodh sot”, tha Hamdi.

– “Kulmi i hipokrizisë”

Drejtor i Qendrës për Islamin dhe Çështjet Globale (CIGA) pranë Universitetit “Istanbul Zaim” dhe aktivisti palestinez Sami Al-Arian, nga ana tjetër, në deklaratën për Anadolu tha se marka e veshmbathjes sportive “Adidas” ishte fajtore për “shënjestrimin e të famshëmve dhe figurave publike që mbështesin luftën palestineze”.

“Mendoj se mund të nisë një bojkot kundër produkteve të ‘Adidas’-it dhe kompania mund të detyrohet ta marrë këtë mësim në mënyrën e vështirë, sepse ata zgjedhin fitimet në vend të parimeve”, tha Al-Arian.

Ai tha se veprimet e “Adidas”-it dhe kompanive të tjera shumëkombëshe që synojnë Palestinën dhe të famshmit që janë pro bojkotit shkaktuan reagime në botën arabe dhe muslimane. Sipas tij, qëndrimi i shumë prej këtyre personazheve të famshëm ishte çështje parimore kundër ideologjisë që “synon të dominojë një grup racist mbi një tjetër”.

“Duhet të ketë një çmim për kompanitë e tilla që mbështesin Izraelin dhe regjimin sionist dhe ky çmim duhet të dëmtojë fitimet e tyre nga bota muslimane, ku jetojnë më shumë se 1.8 miliard njerëz, që është një treg i madh për ta dhe bojkoti kundër ‘Adidas’-it duhet të bëhet pjesë e kësaj lufte”, u shpreh Al-Arian.

Aktivisti palestinez Al-Arian shtoi se largimi i Hadidit nga fushata nënkupton përkulje ndaj presionit izraelit për të parandaluar mbrojtjen e çështjes palestineze nga personazhet e famshëm. “Trashëgimia e Bella Hadidit u përket palestinezëve dhe ata duhet ta dinin se Hadid ishte e hapur për çështjen e Palestinës”, tha ai.

Al-Arian akuzon “Adidas”-in për bashkëpunim në minimin e të drejtave të palestinezëve. “Fakti që ata firmosën Hadidin dhe më pas e lanë të shkojë është kulmi i hipokrizisë kur bëhet fjalë për çështjen palestineze. Izraeli po ushtron presion mbi këto kompani shumëkombëshe që të mos mbështesin personat e famshëm dhe figura publike që mbrojnë përpjekjen palestineze”, thekson ai.

– “Adidas” nuk heq dorë nga vendimi lidhur me Hadidin

Pas reagimeve, “Adidas”-i kërkoi falje nga personat, përfshirë edhe Hadidin, duke thënë: “Kemi bërë një gabim, qoftë edhe pa dashje. Ne u kërkojmë falje partnerëve tanë Bella Hadid, ASAP Nast, Jules Kounde dhe të tjerëve për ndikimin negativ që pati mbi ta dhe po rishikojmë fushatën”, por duke mos ndryshuar qëndrimin lidhur me çështjen.

– Fitimet janë nën rrezik

Raporti vjetor i “Adidas”-it për vitin 2023 tregon se Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika kanë peshën më të madhe, me 39 për qind të shitjeve totale të kompanisë, në vlerë prej 8.2 miliardë euro.

Përderisa shitjet në rajonin e Azi-Paqësorit arritën në 2.3 miliardë euro (11 për qind e shitjeve globale) në të njëjtin vit, këto 4 rajone të botës përbëjnë 50 për qind të shitjeve të “Adidas”-it.

Duke marrë parasysh popullsinë e konsiderueshme muslimane në këto rajone, lind pyetja se si qëndrimi i “Adidas”-it do të ndikojë në shitjet e tij në vitin 2024, ndërkohë mund të rikujtohen reagimet e fundit me të cilat janë përballur markat si Starbucks dhe McDonald’s pas sulmeve të Izraelit në Gaza.

Në shkurt, McDonald’s njoftoi se konflikti ka “ndikuar ndjeshëm” në shitjet e tij në tremujorin e fundit të 2023, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe vendet me shumicë muslimane si Malajzia dhe Indonezia.

Starbucks, nga ana tjetër, njoftoi se pushoi nga puna rreth 2 mijë persona për shkak të bojkotit në Lindjen e Mesme.

Related posts

Rama vlerëson vizitën në Athinë si më të bukurën ndonjëherë

admin

Stoltenberg: Nuk ka ndryshim të qëndrimit bërthamor të Rusisë

admin

Turqia thirrje Greqisë: Respekto të drejtën ndërkombëtare dhe ndalo militarizimin e ishujve të Egjeut

admin