RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia thirrje Greqisë: Respekto të drejtën ndërkombëtare dhe ndalo militarizimin e ishujve të Egjeut

turqia-thirrje-greqise:-respekto-te-drejten-nderkombetare-dhe-ndalo-militarizimin-e-ishujve-te-egjeut

Duke i bërë thirrje Greqisë që të respektojë të drejtën ndërkombëtare, ministri i jashtëm i Turqisë porositi se përndryshe, Ankaraja “do të bëjë atë që është e nevojshme”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij rumun Bogdan Aurescu në kryeqytetin Ankara, Çavuşoğlu tha: “Ose Greqia të bëjë hapa prapa dhe të respektojë marrëveshjet, ose ne do të bëjmë atë që është e nevojshme”, duke iu referuar stërvitjes së fundit ushtarake të Greqisë në ishujt e Egjeut.

Gjithashtu, duke kritikuar Greqinë për militarizimin e ishujve të Egjeut pranë vijës bregdetare turke, të cilat sipas traktateve duhet të jenë të demilitarizuara, Çavuşoğlu tha: “Nëse Athina nuk dëshiron paqe, Ankaraja do të bëjë gjithçka që është e nevojshme”.

Duke i kërkuar Greqisë të ndalojë armatimin e paligjshëm të ishujve të Egjeut me status joushtarak dhe të veprojë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare, ai tha: “Greqia vazhdon provokimet e saj. Ne nuk mund të heshtim për këtë.”

Kohët e fundit, Greqia kreu një stërvitje ushtarake në ishullin Rodos të Egjeut, që është vetëm 84 kilometra nga qyteti bregdetar turk Fethiye.

Related posts

Brazili tërheq ambasadorin në Izrael

admin

Forcat izraelite në tremujorin e parë të 2023, vranë 7 palestinezë dhe qindra arrestuan në Kuds

rezart morina

Rojet izraelite vrasin një palestinez pranë vendbanimit në Bregun Perëndimor

admin