RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aeroporti thotë se ishte alarm i rremë: Të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht

aeroporti-thote-se-ishte-alarm-i-rreme:-te-gjitha-fluturimet-do-te-procesohen-si-zakonisht

Kërcënimi për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka rezultuar të jetë i rrejshëm.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Zyra për Media e Aeroportit, ku kanë bërë me dije se aeroporti tashmë është i hapur për fluturime dhe se të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht.

“Ju njoftojmë se pas kërcënimit për bombë janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi për bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ LKIA është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht””, thuhet në njoftim.

Related posts

Izraeli vazhdon të kufizojë faljen e namazit të xhumasë në Mesxhid Al-Aksa

admin

OKB: Planet izraelite për të zgjeruar ofensivën në Gaza pas përfundimit të pauzës “thellësisht shqetësuese”

rezart morina

Borrell për vendimin e gjykatës së OKB-së ndaj Iz’raelit: Hendeku mes ligjit dhe realitetit nuk ka qenë kurrë më i madh”

admin