RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Planet izraelite për të zgjeruar ofensivën në Gaza pas përfundimit të pauzës “thellësisht shqetësuese”

okb:-planet-izraelite-per-te-zgjeruar-ofensiven-ne-gaza-pas-perfundimit-te-pauzes-“thellesisht-shqetesuese”

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka deklaruar se komentet e fundit nga politika dhe lidershipi izraelit se ata planifikojnë të zgjerojnë ofensivën ushtarake në Gaza pas përfundimit të pauzës humanitare janë “thellësisht shqetësuese”.

“Komentet e lidershipit politik dhe ushtarak izraelit në ditët e fundit se ata planifikojnë të zgjerojnë dhe intensifikojnë ofensivën ushtarake në të gjithë Gazën pas pauzës janë thellësisht shqetësuese”, tha Marta Hurtado për Anadolu, zëdhënëse e Zyrës së Komisariatit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Hurtado u bëri thirrje të gjitha palëve të konfliktit, si dhe vendeve me ndikim që të përdorin pauzën aktuale humanitare për të “punuar drejt një armëpushimi të plotë mbi baza të të drejtave të njeriut dhe humanitare”.

Ajo theksoi se nuk është asgjë ajo që disa familje janë ribashkuar me të dashurit me atë që ka ndodhur gjatë shtatë javëve të fundit. Sipas saj, “duhet bërë shumë më tepër”.

“Mbrojtja e civilëve duhet të jetë prioritet kryesor”, shtoi ajo.

Hurtada tha se për t’u siguruar që ndihma plotëson nevojat e popullatës civile, hapësira humanitare duhet të përmirësohet, “përfshirë përmes hapjes së një kalimi nga Izraeli”.

Zyrtarët izraelitë kanë deklaruar se pas përfundimit të pauzës humanitare në Gaza, ushtria do të rifillojë ofensivën e saj ushtarake në enklavë.

Mbrëmë, Katari njoftoi një marrëveshje për zgjatjen e pauzës humanitare, si fillim katër-ditore, edhe për dy ditë të tjera, sipas të cilës do të kryhen shkëmbime të mëtejshme të të burgosurve.

Izraeli nisi një fushatë masive ushtarake në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Që atëherë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë, nga sulmet e pamëshirshme izraelite janë vrarë mbi 15 mijë njerëz, përfshirë të paktën 6.150 fëmijë dhe 4 mijë gra.

Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është rreth 1.200.

Related posts

Policia izraelite bastisi zyrën e Al Jazeera pas urdhrit të mbylljes, sekuestroi pajisje

rezart morina

Bislimi priti në takimin Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı

admin

Sulmoi deputetin e LDK-së, Xhavit Haliti dënohet me 1 mijë euro gjobë

rezart morina