Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtëzakonshme i qeverisë së përkohshme të talebanëve, Nesim Hakkani tha se është rritur numri i të pësuarve në përmbytjet që përfshinë shumë provinca
Në përmbytjet që gjatë fundjavës përfshinë 10 provinca në Afganistan, 23 persona humbën jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtëzakonshme i qeverisë së përkohshme të talebanëve, Muhammed Nesim Hakkani tha se është rritur numri i viktimave në përmbytjet që përfshinë shumë provinca, shumica në lindje të vendit.
Përmbytjet përfshinë provincat Vardak, Paktika, Nangerhar, Nuristan, Pervan, Penchshir dhe Paktia, ndërsa humbën jetën 23 persona. Më shumë se 20 të tjerë u lënduan.
Janë shkatërruar më shumë se 2.500 shtëpi ndërsa ngordhën rreth 2.000 kafshë.
Në terren janë dërguar ekipe të ndihmës së shpejtë. Banorët morën dërgesën e parë të ndihmës ndërsa organizatat humanitare paralajmëruan mbështetje shtesë.
Disa zona të caktuara janë mbyllur për trafik ndërsa ekipet në terren punojnë në pastrimin e rrugëve.
Gjatë muajve të fundit në 20 provinca humbën jetën më shumë se 90 persona ndërsa rreth 120 janë lënduar. /aa