RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Afganistan, administrata e përkohshme talebane nënshkruan kontrata minerare prej 6.5 miliardë dollarë

afganistan,-administrata-e-perkohshme-talebane-nenshkruan-kontrata-minerare-prej-6.5-miliarde-dollare

Kompanitë vendase, aziatike dhe evropiane nënshkruan sot 7 kontrata të mëdha minerare me vlerë rreth 6.5 miliardë dollarë me administratën e përkohshme talebane në Afganistan, raporton Anadolu.

Kontratat u nënshkruan në Kabul midis Ministrisë së Minierave dhe Naftës së vendit të shkatërruar nga lufta dhe kompanive private nga Afganistani, Türkiye, Irani dhe Kina, tha zyra e zëvendëskryeministrit në detyrë për Çështjet Ekonomike, Mullah Abdul Ghani Baradar Akhund, i cili mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit.

Sipas zyrtarëve talebanë, minierat ndodhen në provincat Herat, Ghor, Loghar dhe Takhar. Kontratat përfshijnë nxjerrjen dhe përpunimin e minierave të arit, bakrit, plumbit dhe hekurit.

“Në këto shtatë projekte do të investohen gjithsej 6.5 miliardë dollarë. Kjo do të krijojë mijëra vende pune dhe do të përmirësojë ndjeshëm situatën ekonomike të vendit”, thuhet në deklaratë.

Njëherësh kjo është marrëveshja më e madhe e nënshkruar nga talebanët që nga kthimi i tyre në pushtet në gusht të vitit 2021.

Related posts

OKB: Thatësira shkakton zhvendosjen e mbi 1 milion somalezëve që nga janari i vitit 2021

admin

Lufta në Lindjen e Mesme/ Hamasi do të japë sot përgjigje ndaj propozimit të armëpushim, marrëveshja parashikon lirimin e dhjetëra pengjeve izraelite

admin

Kurti në Tiranë, takohet me Ramën në vilën qeveritare

admin