RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Afganistani goditet nga një tërmet 5,9 ballë

afganistani-goditet-nga-nje-termet-5,9-balle

Një tërmet me magnitudë 5,9 ka goditur pjesën verilindore të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së njoftoi se epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në orën 18:56 me kohën lokale, ishte në rrethin Jurm të provincës Badakhshan në verilindje të vendit.

Tërmeti është regjistruar në thellësi prej 193 kilometrash.

Tërmeti është ndier në shumë provinca të Afganistanit, përfshirë edhe Kabulin, si dhe në Pakistan, Taxhikistan dhe Indi.

Autoritetet talebane ende nuk kanë ndarë informacione për dëme.

Ndryshe, më 22 qershor 2022, një tërmet me magnitudë 5,9 goditi provincat lindore të Afganistanit, duke lënë të vdekur afro 1.200 njerëz.

Humbjet e jetëve nga tërmetet në Afganistan ndodh të jenë të larta për shkak të mungesës së infrastrukturës në vend, veçanërisht në zonat rurale, dhe ndërtimit të shtëpive nga balta.

Related posts

Kremlini: Çështja për vendosjen e trupave të huaja në Ukrainë mund të diskutohet

RTI

KQZ certifikon rezultatet e balotazhit për kryetarët e 18 komunave

RTI

Irani paralajmëron sulme të afërta ndaj objekteve të mëdha të naftës dhe gazit në vendet e Gjirit

Irfan Jahiu