RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Afrikë e Jugut, vriten 14 persona nga të shtënat masive në një lokal

afrike-e-jugut,-vriten-14-persona-nga-te-shtenat-masive-ne-nje-lokal

Në Afrikën e Jugut janë vrarë 14 persona nga të shtënat masive në një lokal në qytezën Soweto pranë qytetit Johannesburg, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioneri i policisë në Gauteng, Elias Mawela, tha se nëntë persona të tjerë po ashtu po trajtohen në spitale për plagë me armë zjarri.

“Për momentin, ne nuk kemi detaje mbi motivin e sulmit, por derisa hetimet përparojnë, ne shpresojmë se do të marrim më shumë informacion”, u tha ai gazetarëve lokal në vendngjarje.

Ai tha se sulmuesit përdorën armë të kalibrit të lartë dhe me sa duket po qëllonin pa dalluar.

Incidenti vjen dy javë pas vdekjes tragjike të 22 të rinjve në një klub nate në qytetin e Londrës Lindore në provincën Kepi Lindor.

Related posts

Kryetari i Zveçanit shkarkon nga detyra nënkryetaren e Komunës, Slagjana Pantoviq

rezart morina

Vuçiç: Do të punësojmë mijëra policë dhe masa urgjente për posedimin e armëve

rezart morina

Analiza e VOA: Atentatet ndaj Donald Trump nuk ndryshojnë pikëpamjet mbi armëmbajtjet në SHBA

admin