RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Afrikë: Mbi 110 milionë njerëz të prekur nga kriza klimatike në një vit

afrike:-mbi-110-milione-njerez-te-prekur-nga-kriza-klimatike-ne-nje-vit

Afrika lëshon një pjesë të vogël të gazeve serrë por vuan në mënyrë disproporcionale pasojat e ngrohjes globale.

Kjo është përmbajtja e raportit të publikuar nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) në lidhje me hapjen e Samitit të Klimës në Afrikë, samiti i parë i klimës afrikane, që filloi të hënën në Nairobi në Kenia dhe i cili do të fokusohet në aspektet financiare të tranzicionit të gjelbër, përshtatja dhe zbutja e efekteve të ndryshimeve klimatike.

Kontinenti afrikan, i cili përjetoi 80 ngjarje ekstreme të motit vitin e kaluar, po mbinxehet mesatarisht me një ritëm më të shpejtë se pjesa tjetër e planetit dhe vuan më shumë nga fatkeqësitë e lidhura me klimën, si thatësira.

Ngrohja ka qenë më e shpejtë në Afrikën e Veriut, e cila ka qenë subjekt i valëve të shumta të të nxehtit që nga viti i kaluar. Sipas raportit, kjo kontribuoi në një rënie të prodhimit të drithërave, i cili ra në 33 milionë tonë, rreth 10% nën mesataren e mëparshme pesëvjeçare, megjithëse prodhimi në disa pjesë të tjera të kontinentit, si Afrika Perëndimore, u rrit falë reshje të shumta.

Sipas të dhënave të përmbajtura në raport, në Afrikë në vitin 2022 më shumë se 110 milionë njerëz ishin “të prekur drejtpërdrejt nga dukuritë meteorologjike, klimatike dhe të lidhura me ujin, me një dëm të vlerësuar që kalon tetë miliardë e gjysmë dollarë”.

Raporti thotë se shkalla mesatare e ngrohjes në Afrikë ishte 0.3 gradë Celsius për dekadë nga 1991 deri në 2022, krahasuar me 0.2 gradë në nivel global.

“Afrika është përgjegjëse për më pak se 10 për qind të emetimeve globale të gazeve serrë, por është kontinenti më pak i aftë për të përballuar ndikimet negative të ndryshimeve klimatike”, nënvizon sekretari i përgjithshëm i OBM-së, Petteri Taalas. /abcnews

Related posts

Çmimet e karburanteve në rënie pavarësisht konfliktit në Lindjen e Mesme

admin

MAShT tregon numrin e aplikimeve për subvencionim të teksteve dhe materialeve shkollore

rezart morina

India po pretendon në heshtje statusin e superfuqisë ekonomike

admin