RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Afro 16.500 kafshë shtëpiake të braktisura në Francë gjatë 4 muajve

afro-16.500-kafshe-shtepiake-te-braktisura-ne-france-gjate-4-muajve

Gjashtëmbëdhjetë mijë e 498 kafshë shtëpiake janë braktisur nga pronarët e tyre në Francë gjatë katër muajve, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve (SPA), theksohet se 16.498 kafshë shtëpiake janë lënë në rrugë gjatë muajve maj, qershor, korrik dhe gusht, që konsiderohen si periudha e verës.

Në deklaratë thuhet se 4.054 nga kafshët kanë qenë qen dhe 11.564 mace.

Shoqata tha se në vendstrehime lihen çdo ditë më shumë se 134 kafshë dhe se kjo shifër e lartë tregon papërgjegjshmërinë e pronarëve të kafshëve.

Sipas SPA-së, aktualisht në strehimoret e shoqatës ndodhen 7.994 kafshë dhe ky numër është 2,4 për qind më shumë se në vitin 2022.

Në deklaratë thuhet se këtë vit janë adoptuar 13.131 kafshë në strehimore dhe se ky numër është ulur për 5,2 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Related posts

SHBA-ja planifikon 45 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

admin

Kryeministri Tusk: Polonia nuk do të dërgojë trupa në Grenlandë

RTI

Kurti, Macronit: Radoiçiç vazhdon të jetë i lirë, qeveria serbe po i frikëson e shantazhon serbët në Kosovë

admin