RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Agjencia e OKB-së: Bombardimet izraelite kanë shkatërruar mbi 70 për qind të infrastrukturës civile në Gaza

agjencia-e-okb-se:-bombardimet-izraelite-kane-shkaterruar-mbi-70-per-qind-te-infrastruktures-civile-ne-gaza

Më shumë se 70 për qind e infrastrukturës civile në Rripin e Gazës është shkatërruar ose dëmtuar rëndë nga sulmet intensive izraelite, tha sot Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), transmeton Anadolu.

UNRWA-ja ndau “pamje tronditëse” që tregojnë “shkatërrimin e paimagjinueshëm në qytetin e Gazës”, duke përfshirë qendrën shëndetësore të agjencisë.

Agjencia e OKB-së shkroi në X se “mbi 70 për qind e infrastrukturës civile – përfshirë shtëpitë, spitalet dhe shkollat – është shkatërruar ose dëmtuar rëndë”.

Ajo tha se 84 për qind e objekteve shëndetësore janë prekur nga sulmet.

“Asnjë vend nuk është i sigurt”, shtoi agjencia.

Izraeli nisi një ofensivë vdekjeprurëse në Gaza më 7 tetor, pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas, duke vrarë më shumë se 28.600 palestinezë dhe duke plagosur 67.147 të tjerë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Rreth 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit.

Ofensiva izraelite ka zhvendosur brenda territorit 85 për qind të popullsisë së Gazës, e cila po përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli është akuzuar për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalonte aktet gjenocidale dhe të merrte masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

Ka përfunduar procesi i numërimit në Qendrat e Numërimit dhe Rezultateve ne Mitrovicën e Jugut

Muhamet Ramadani

Burkina Faso, junta ushtarake dëbon ambasadorin francez

admin

Seanca në OKB/Osmani i përgjigjet Vuçiç: Pretendimet për spastrim etnik të serbëve në Kosovë, false dhe të pabaza!

admin