RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Agjencia e OKB-së: Sulmet e Izraelit në Gaza po pengojnë aktivitetet humanitare

agjencia-e-okb-se:-sulmet-e-izraelit-ne-gaza-po-pengojne-aktivitetet-humanitare

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë tha sot se sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës po pengojnë punimet humanitare në rajon, transmeton Anadolu.

Në një intervistë me kanalin “BBC News”, Juliette Touma, drejtoreshë e komunikimit në Agjencinë e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA), tha: “Ne nuk po mund të kemi qasje tek ata që kanë më shumë nevojë për ne dhe të përmbushin detyrat tona”.

Ajo tha se “kufizimet e vendosura të hyrjes, furnizimet e kufizuara dhe bombardimet e vazhdueshme të rënda po pengojnë mundësitë e UNRWA-së për të ofruar ndihmë”.

“Nuk mund të japësh ndihma nën një qiell plot me sulme ajrore”, shtoi ajo.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur rrethim dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore si hakmarrje për sulmin ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Të paktën 18.800 palestinezë janë vrarë që atëherë dhe 51.000 janë plagosur në sulmet izraelite, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

Numri i të vdekurve izraelitë në sulmin e Hamasit është 1.200, ndërsa më shumë se 130 pengje ende mbahen nga grupi palestinez në Gaza, sipas shifrave zyrtare.

Related posts

Situata në veri, NATO së dërgon edhe 700 ushtarë të KFOR-it në Kosovë

admin

Nisen 5 anije të tjera me drithëra nga portet e Ukrainës

admin

Kërcënimet nga organizata terroriste serbe ‘Severna Brigada’, Sveçla: Armiqtë do të japin llogari para ligjit

admin