Agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive, AFAD, sot nisi përpjekjet e kërkim-shpëtimit në Libi, ku përmbytjet katastrofike kanë lënë të vdekur mijëra njerëz, transmeton Anadolu.
“Ekipet tona arritën në rajon për të mbështetur popullin libian, i cili përjetoi një nga fatkeqësitë më të mëdha të përmbytjeve në histori, dhe filluan përpjekjet e kërkim-shpëtimit dhe të ndihmës humanitare”, tha AFAD në rrjetin social “X”.
Të paktën 6.000 njerëz kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë mbeten të zhdukur për shkak të përmbytjeve të fundjavës të shkaktuara nga stuhia “Daniel” në Libinë lindore.
Shirat e rrëmbyeshëm përfshinë disa rajone të vendit të Afrikës së Veriut të dielën, veçanërisht qytetet Derna, Bengazi, Al-Bayda, Al-Marj dhe Susa.
Turkiye šalje još 148 zdravstvenih radnika u poplavama pogođenu Libiju https://t.co/Rc1CIUmDfn pic.twitter.com/GeqhRifdZ8
— Anadolu BHSC (@aa_balkans) September 13, 2023