RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulm me armë zjarri në Los Anxhelos, 10 të vrarë

sulm-me-arme-zjarri-ne-los-anxhelos,-10-te-vrare

Dhjetë persona u vranë gjatë një sulmi me armë zjarri të shtunën në mbrëmje në qytetin Monterey Park të Kalifornisë. Incidenti ndodhi në një vend vallëzimi njoftuan autoritetet e policisë së qarkut të Los Anxhelosit.

Policia është vënë në kërkim të personit të dyshuar për ngjarjen dhe autoritetet nuk kanë ende informacion rreth motiveve të këtij sulmi.

Dhjetë persona të tjerë u dërguan në spital për t’u trajtuar për lëndime, të paktën një prej tyre është në gjendje kritike për jetën.

Sulmi me armë zjarri ndodhi pas orës 22:00 me orën lokale, pranë një vendi ku po festohej viti i ri kinez njoftuan mediat amerikane. Mijëra njerëz morën pjesë në festimet e zhvilluara më herët gjatë ditës. Qyteti i Monterey Park-ut ndodhet rreth 11 kilometra nga qendra e Los Anxhelosit. /voa

Related posts

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë në Francë del në gjyq për akuzat për abuzim të fondeve të BE-së, mediat zbulojnë skemën! Marine Le Pen: Nuk kemi shkelur asnjë rregull politik!

admin

Presidenti azerbajxhanas: 80 për qind e traktatit të paqes me Armeninë është rënë dakord

admin

Fluturime misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit, REL: Dyshime për transport armësh

Irfan Jahiu