RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Agjencitë e njohura humanitare: Nuk kemi fjalë për të përshkruar vuajtjet në Gaza

agjencite-e-njohura-humanitare:-nuk-kemi-fjale-per-te-pershkruar-vuajtjet-ne-gaza

Agjencitë e njohura humanitare thanë se nuk kishin fjalë për të përshkruar vuajtjet në Rripin e Gazës dhe u bënë thirrje shteteve, veçanërisht Izraelit, të mos shkarkojnë përgjegjësitë e tyre mbi ta.

Dënimet dhe paralajmërimet janë shumëfishuar mbi pasojat katastrofike të operacionit tokësor të fuqishëm, të premtuar nga Izraeli, në qytetin e mbipopulluar të Rafahut, ku janë grumbulluar 1,5 milionë palestinezë.

Zyrtarët humanitarë nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), Federata e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Mjekët pa Kufij dhe agjencitë e OKB-së erdhën me radhë përpara një auditori diplomatësh për të paralajmëruar se së shpejti do të jetë e pamundur të sigurohen ndihmat në territorin palestinez.

”Ne po arrijmë në kufijtë e gjuhës… të asaj që mund të përshkruhet për sa i përket situatës humanitare”, shpjegoi Mirjana Spoljaric, presidentja e KNKK-së.

Diplomatëve, ajo u kujtoi përgjegjësinë e secilit prej vendeve të tyre për të garantuar respektimin e ligjeve të luftës, të vendosura nga Konventat e Gjenevës.

”Nuk është në interesin tuaj ta ngarkoni këtë përgjegjësi (…) mbi aktorët humanitarë”, paralajmëroi ajo.

“Nëse mënyra se si kryhen operacionet sot redukton mjetet tona të operimit në minimum (…) ne nuk do të jemi në gjendje ta zgjidhim problemin”, shtoi ajo.

“Nuk ka kuptim të kritikohen aktorët humanitarë që nuk bëjnë mjaftueshëm. Ju duhet të na lejoni të bëjmë më shumë”, tha ajo.

Christopher Lockyear, sekretari i përgjithshëm i Mjekëve pa Kufij theksoi se ”kur flasim për ndihmën humanitare, ne po flasim për një iluzion ndihme”.

Kreu i ndihmës humanitare të Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, paralajmëroi diplomatët që të “mos imagjinojnë se komuniteti humanitar mund të veprojë si një brigadë shpëtimi për njerëzit e grumbulluar në këtë zonë”.

”Kushtet nuk e lejojnë këtë”, tha ai.

Për Martin Griffiths, dhe ndryshe nga sa pretendon Izraeli, “evakuimi në një vend të sigurt në Gaza është një iluzion”. /atsh

Related posts

Shqipëria nis eksportin e mishit në Arabi Saudite

admin

Dhjetëra protestues në samitin COP28 bëjnë thirrje për armëpushim në Gazë

admin

Greqi, rritet shkalla e vdekjeve nga COVID-19

admin