Përveç leximit e mësimit të Kuranit, në këtë akademi zhvillohen edhe aktivitete të shumta, ku nxënësit shpërblehen, çertifikohen, organizohen shetitje me ta si dhe zhvillohen lojëra të ndryshme psikologjike.
Sukseset e nxënësve të kësaj akdemie dita-ditës po rritën falë përkushtimit të mësuesve e vullnetit të nxënësve.
Së fundi nxënësja e dalluar e Akademisë së Kuranit “Hifdh Kids”, Merjeme Shabani, shënoi një sukses të rradhës.
Ajo arriti të përfundonte me sukses memorizimin e më shumë se 5 xhuzave apo 106 faqeve të Kuranit Famëlartë.
Kujtojmë që në kuadër të kësaj akademie zhvillojnë mësimet fizikisht dhe online një numër i madh nxënësish nga Kosova e më gjerë.