RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​AKI jep detaje të takimit të Ajetit me shefin e CIA-s

​aki-jep-detaje-te-takimit-te-ajetit-me-shefin-e-cia-s

Më 22 gusht, shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës, William Burns e ka vizituar edhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë ku u prit nga drejtori i saj, Petrit Ajeti.

AKI përmes një komunikate për media pas gati dy javësh ka njoftuar për këtë takim.

Në komunikatën e AKI-së, thuhet se aty u zbulua edhe një pllakë e cila përmban një mesazh.

Ky mesazh është i ushtarakut amerikan Joseph Burns, i cili ia kishte transmetuar birit të tij, shefit aktual të inteligjencës amerikane, William Burns.

Më 22 gusht 2024, Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, priti Drejtorin e CIA-s, Ëilliam Burns. Në shenjë mirënjohjeje të përhershme ndaj SHBA-së, CIA-s dhe personalisht z. Burns, në objektin qendror, u zbulua edhe pllaka simbolike në AKI. Pllakën e zbuluan dy drejtorët, Petrit Ajeti dhe William Burns. Në këtë pllakë, përveç emblemave të dy agjencive, qëndron mesazhi që ia kishte transmetuar oficeri ushtarak amerikan Joseph Burns të birit të tij, William Burns-it: “Asgjë nuk mund të të bëjë më krenar sesa shërbimi me nder ndaj vendit tënd!”, thuhet në komunikatë.

E drejtori i Institutit Octopuc, Agim Musliu ka deklaruar se kjo pllakë është një nderim për drejtoni e CIA-s, William Burns.

“Kjo pllakë graniti e prezantuar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) është një nderim për Drejtorin e CIA-s, William Burns, duke njohur rolin e tij të jashtëzakonshëm si aleati ynë më i madh. Dedikimi është realizuar me profesionalizëm të lartë dhe premton një të ardhme të ndritur për bashkëpunimin tonë. Fotot tregojnë qartë cilësinë dhe rëndësinë e këtij nderimi”, ka shkruar Musliu në “X”.

Related posts

Misioni i OKB-së “vazhdon përpjekjet” për të ndaluar armiqësitë në Sudan

admin

Zbulime të reja nga ish-ndihmësi hedhin dyshime mbi trajtimin e tërheqjes nga Afganistani të Trump-it

RTI

Presidenti amerikan shtron darkë për liderët e NATO-s

rezart morina