RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Imami i xhamisë në New Jersey goditet me thikë teksa falte namazin

imami-i-xhamise-ne-new-jersey-goditet-me-thike-teksa-falte-namazin

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 9 prillit në xhaminë “Omar”, ndërsa sulmuesi ishtë në mesin e xhematit që po kryenin lutjen.

Imami i xhamisë në Nju Xhersi goditet me thikë teksa falte namazin e sabahut

Një imam i xhamisë në qytetin Paterson në shtetin e Nju Xhersit në ShBA, i populluar nga komuniteti turk-mysliman, është sulmuar me thikë teksa po falte namazin e sabahut.

Imami i xhamisë së quajtur “Xhamia Omar”, Sayed El-Nakib u godit me thikë nga sulmuesi i cili u fsheh në mesin e xhematit ndërsa ai ishte në sexhde teksa po falte namazin e sabahut të dielën, më 9 prill.

Në pamjet e kamerave të sigurisë të xhamisë, shihet qartë se sulmuesi i quajtur Sherif Zorba (32), i cili ishte në rreshtin e tretë, ka kërcyer mbi besimtarët të cilët ishin në sexhde dhe ka goditur me thikë imamin 65-vjeçar.

Më vonë, Zorba, i cili kërcënoi me thikë në dorë ata që u përpoqën ta ndalonin, teksa ishte gati të ikte nga dera e xhamisë u kap nga komuniteti dhe u dorëzua në polici.

Thuhet se Imam Al-Nakib, i cili po trajtohej në spitalin Saint Joseph, pak minuta larg xhamisë, nuk ishte në rrezik për jetën.

Në deklaratën e tij thuhet se i dyshuari, i cili ka deklaruar se ishte nga Istanbuli dhe mësohet se ka ardhur në ShBA kohën e fundit, ka marrë pjesë dje në seancën e tij të parë në burgun e Qarkut Bergen, i shoqëruar nga një përkthyes turk dhe akuzohet për “armëmbajtje pa leje dhe tentativë për vrasje”.

Në njoftimin për media, administrata e xhamisë, e cila përfshinte detajet e ngjarjes, nuk përmendi pse Zorba kreu sulmin, por theksohet se hetimet për këtë incident vazhdojnë. /trt

Related posts

Evropa do të vazhdojë të “luftojë” me krizën energjetike në 2023

admin

Ushtria izraelite ashpërson kufizimet ndaj tokave palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar

RTI

Turqia dhe Greqia: midis bashkëpunimit pragmatik dhe sfidave të vjetra

Muhamet Ramadani