RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksident i rëndë në Gjakovë, vdes një person

aksident-i-rende-ne-gjakove,-vdes-nje-person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e shtunë në Gjakovë.

Policia njofton se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku si pasojë e lëndimeve një person ka humbur jetën.

“Gjakovë 05.08.2023 – 16:50. Raportohet për një aksident trafiku me fatalitet ku të përfshira kanë qenë dy automjete me targa vendore, ku lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Si pasojë e plagëve të marra një person ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari per shkaktim të aksidentit pas tretmanit mjekësor është dërguar ne mbajtje.

Ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër te prokurorit është dërguar ne IML Prishtinë.

Related posts

Kryeministri Rama: Pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Balluku do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese

Muhamet Ramadani

Stano: Përgjegjësit të nxirren para drejtësisë, të vërtetohet kush qëndron prapa sulmeve terroriste

Muhamet Ramadani

“Ti sjell vetëm vdekje”: Gruaja izraelite përballet me Ben-Gvirin pas sulmit iranian me raketë

Irfan Jahiu