Një person ka humbur jetën dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhi rreth orës 04:00 në autostradën Napoli-Canosa, në zonën e Avellino-s, në drejtim të Napolit.
Mediat italiane raportojnë se një autobus me 38 turistë pasagjerë ka dalë nga rruga, pasi dy mjete që udhëtonin para tij janë përplasur, dhe shoferi i autobusit ka tentuar të devijojë.
Autobusi ishte nisur për në Romë kur u gjend pas dy makinave, të cilat u përplasën. Shoferi i autobusit është kthyer majtas për të shmangur përplasjen, por ka dalë nga rruga. Tre makina të tjera, të cilat po ndiqnin autobusin, përfunduan duke goditur makinat e ndaluara në mes të rrugës.
“Të gjithë pasagjerët ishin në gjumë. Ajo që na zgjoi ishte frenimi i fortë dhe më pas përplasja kur u përplasëm me makina para se të përfundonim në shkëmb ”, tha një nga pasagjerët e autobusit. /ora