RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izrael – Dhjetëra mijëra protestues kundër reformës në drejtësi

izrael-–-dhjetera-mijera-protestues-kunder-reformes-ne-drejtesi

Dhjetëra mijëra izraelitë demonstruan dje në mbarë vendin për të kundërshtuar reformat gjyqësore të planifikuara nga qeveria e krahut të djathtë.

Të premten pati përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve pas një demonstrate përpara rezidencës private të kryeministrit, Benjamin Netanyahu, në Cezare.

Disa demonstrues u arrestuan, duke përfshirë një organizator kryesor të protestës.

Kundërshtarët e reformës në drejtësi akuzuan policinë për dhunë.

Koalicioni i djathtë i Netanyahu kërkon të kufizojë ndikimin e gjykatës supreme kombëtare përmes reformës së gjyqësorit, duke akuzuar gjykatat për ndërhyrje të tepruar në vendimet politike.

Megjithatë, kritikët i shohin reformat si rrezik për ndarjen e pushteteve dhe dëmtim të demokracisë së Izraelit.

Protestat kundër reformave janë mbajtur prej muajsh. Planet e qeverisë fillimisht u ngrinë në mars, pas kritikave të forta në Izrael dhe jashtë saj.

Megjithatë, përpjekjet e presidentit, Isaac Herzog për të ndërmjetësuar mes qeverisë dhe opozitës dhe për të gjetur një kompromis deri më tani kanë dështuar. /atsh

Related posts

Inkursioni në rajonin Kursk, Kremlini akuzon Perëndimin se ka ndihmuar Ukrainën në sulmin ndaj Rusisë

admin

IKShPK: Reshjet kanë turbulluar ujin, vlojeni para përdorimit

admin

“Shumë shpejt do të jemi anëtarë të OKB”, këshilltari i Vjosa Osmanit: Vëmendja që iu kushtua Kosovës në ‘Bordin e Paqes’, e jashtëzakonshme. Mesazhi që u dha

admin