RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksident me fatalitet në Gjilan, humb jetën 36-vjeçari

aksident-me-fatalitet-ne-gjilan,-humb-jeten-36-vjecari

Një person, i moshës 36-vjeç, ka vdekur sot pasi është goditur nga një veturë në Veleknicë të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani i cili tha se 36 vjeç ishte duke trupua rrugën, ku më pas është goditur nga një veturë.

Tutje shton se për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që drejtuesi i veturës të ndalet për 48 orë.

Konfirmimi i tij i plotë:

Ju njoftojmë se më datën 29.08.2024, rreth orës 15:10, në dalje të fshatit Velekincë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, në mes të një veture dhe këmbësori. Dyshohet se viktima Shtetas i Kosovës, rreth moshës 36 vjeç duke trupua rrugën, është goditur nga një veturë, me tabela vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësiti i Trafikut Rajonal, dhe ndihma e shpejtë.

Mjeku kujdestar ka njoftuar se edhe për kundër ndihmës së ofruar në Emergjencën rajonale në Gjilan viktima ka ndërruar jetë , si pasoj e plagëve të pësuara në aksident.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që drejtuesi i veturës të ndalet për 48 orë.

Shkaqet se si ka ardh deri te ky rast i rëndë po hetohet nga Policia e Kosovës njësia e hetimeve të trafikut rajonal në Gjilan.

Related posts

Bernard Arnault nën hetim nga prokuroria franceze për pastrim parash

admin

Luftime nga veriu në jug, 32 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

admin

OKB: Nuk është raportuar ndonjë keqtrajtim ndaj atyre që shkojnë nga Karabaku në Armeni

rezart morina