RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës, dy persona humbin jetën

aksident-me-fatalitet-ne-surkish-te-podujeves,-dy-persona-humbin-jeten

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në fshatin Surkish të Podujevës.

Sipas Policisë së Kosovës, një vozitës mashkull kosovar, duke drejtuar një veturë me targa të huaja dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një veturë tjetër të drejtuar nga një mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit, vozitësi dhe pasagjeri që ndodheshin në veturën me targa të huaja kanë humbur jetën.

Vozitësi i veturës tjetër, pas marrjes së tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti po hetohet nga organet kompetente.

Related posts

Çlirimtarët u dënuan me 81 vite burg/ Avokati i Thaçit: Aktgjykimi njollosi UÇK-në dhe aleancën me NATO-n

admin

Fillon gjyqi ndaj ish-zv.kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Grubi, për keqpërdorime në “Lotarinë Shtetërore”

Muhamet Ramadani

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt pikave të përbashkëta kufitare, Qeveria dërgon marrëveshjen në Kuvend

RTI