RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti

aksident-mes-disa-automjeteve-ne-mitrovice,-vdes-motociklisti

Sot, rreth orës 16:40, është raportuar për një aksident të rëndë trafiku me pasojë fataliteti, që ka ndodhur në dalje të Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete: një veturë, një kamionetë dhe një motoçikletë.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka deklaruar për Telegrafin se fatkeqësisht, si pasojë e lëndimeve të pësuara gjatë aksidentit, motoçiklisti ka humbur jetën.

“Rreth orës 16:40 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në dalje të Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq. Në aksident janë përfshirë tri automjete një veturë , një kamionetë dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën motoçiklisti. Ndërsa lëndime ka pësuar edhe një person tjetër i cili po trajtohet ne Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka deklaruar Zahiti.

Ekipet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ofruar ndihmën e parë për të lënduarit, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Related posts

Grupi jemenas Houthi thotë se do të vazhdojë veprimet ushtarake kundër Izraelit dhe të bllokojë anijet e tij

rezart morina

QUINT: Të mos nxiten tensione, s’është kusht betimi i kryetarëve në zyrat komunale

admin

Kosova doli keq në testin PISA, Nagavci i quan rezultate të pritshme

admin6