RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksident mes një kamioni dhe dy veturave në Komoran – lëndohen dy persona

aksident-mes-nje-kamioni-dhe-dy-veturave-ne-komoran-–-lendohen-dy-persona

Një kamion dhe dy vetura janë përfshirë mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku në Komoran.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani, konfirmoi për Telegrafin se në aksident janë lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 08:00 të në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ku janë përfshirë tri automjete, prej tyre një kamion dhe dy vetura. Bazuar në informacionet fillestare nga njësitet policore në terren, dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime”, theksoi ai.

Kelani shtoi tutje se më vendngjarje njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin. Ndryshe, Policia ka njoftuar se mbi 100 aksidente trafiku kanë ndodhur në dy ditët e fundit në vend, ku disa prej tyre ishin me persona të lënduar.

Related posts

Armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv – Policia gjen armatim në Zveçan

admin

Dogana nxjerr në shitje veturat e konfiskuara, kushtojnë nga 500 deri në 2800 euro

admin

Pritej që të fliste në Parlamentin Evropian, Viktor Orban anulon të gjitha aktivitetet ndërkombëtare! Ja arsyeja

admin