RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

aksident-trafiku-ne-prishtine,-lendohen-gjashte-persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për teve1.info se në këta aksident janë përfshirë dy vetura, derisa si pasojë janë lënduar gjashtë persona.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha ajo.

Related posts

Gaza, rritet në 28.775 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

admin6

Aksidenti në Maqedoni të Veriut: Tre kosovarët që ranë në lumin Lepenc kanë humbur jetën

admin

Sindikata e Administratës nuk e di kush është në grevë, e as numrin e saktë të grevistëve

admin