RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Milot: Humb jetën një kosovar, lëndohet motra dhe djali i tij

aksident-tragjik-ne-aksin-lezhe-milot:-humb-jeten-nje-kosovar,-lendohet-motra-dhe-djali-i-tij

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku si pasojë një kosovar ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Fatkeqësisht, viktimë ka mbetur shoferi i automjetit.

Nga aksidenti janë lënduar djali dhe motra e tij, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Policisë, viktima ishte shtetas i Kosovës.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, është shoqëruar drejtuesi i kamionit.“Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë

Related posts

Dogana konfiskon mallra me vlerë 140 mijë euro brenda një jave

Muhamet Ramadani

Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Francë, do të takohet me Macron

admin

Kosovë/ U asfiksuan pas djegies së një kolltuku, humbin jetën tragjikisht burrë e grua në Rehovec

admin