RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Aksion i madh i policisë në rrethinën e Shkupit, arrestohen 28 persona

aksion-i-madh-i-policise-ne-rrethinen-e-shkupit,-arrestohen-28-persona

Përmes një aksioni të madh policor, janë arrestuar 28 persona kurse një person ka ikur nga policia. Sipas njoftimit të policisë, ata dyshohet se kanë shpërndarë drogë në rrugë. Të arrestuarit janë nga mosha 21 deri në moshën 46 vjeçare. Sipas komunikatës së MPB-së, tek personat e dyshuar si shitës droge janë gjetur shuma të mëdha parash, të cilat dyshohet se vijnë nga shitja e lëndëve narkotike, është gjetur marihuanë, peshore dhe sende të tjera që lidhen me veprën penale, është gjetur një plumb dhe një ndezëse për bombë, mbetje kokaine, kokainë.

Kurse 41 vjeçari F.D. siç kanë njoftuar nga MPB ka ikur, kurse paraprakisht ka dëmtuar 3 vetura zyrtare.

“Gjatë kontrollit të kryer ndaj F.D.(41) nga Shkupi, është gjetur një sasi e madhe parash, marihuanë, letërnjoftime dhe pasaporta të disa personave që i kanë dorëzuar si garanci për blerjen dhe shitjen e drogave, dhe kur u morën masa për heqjen e lirisë, ai nuk i është bindur urdhërit të policisë për tu ndaluar, dhe ka dëmtuar tre vetura zyrtare, duke kryer veprën penale ‘pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’ dhe është lëshuar urdhër për gjetjen dhe arrestimin e tij”.

Për dy persona është caktuar masa e baraburgimit, kurse gjatë ditës MPB do të paraqes kallëzim penale ndaj 7 personave të tjerë, të përfshirë në këtë rast.

“Ndaj dy personave tashmë është ngritur kallëzim penal dhe është përcaktuar masë e paraburgimit, është konfiskuar një motor ‘Honda’ si dhe një automjet ‘Ford Mondeo’, për të cilin është siguruar prova se është përdorur për shitjen e kokainës. SPB Shkup gjatë ditës së sotme do të paraqesë kallëzim penal kundër 7 personave në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit”.

Hetimi kriminalistik sipas policisë ka zgjatur rreth 6 muaj, nga dhjetori i muajit të kaluar. Kurse në aksionin policorë, kanë marrë pjesë më shumë Njësite Speciale. /shenja

Related posts

Baerbock: Moska ka shkelur mbi parimet mbi të cilat u themeluan Kombet e Bashkuara

admin

Irlanda thotë se është “e hapur për të njohur një shtet palestinez”

RTI

Vrasja në Prizren, ndalohen për 48 orë gjashtë të dyshuarit

admin