RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksion i njësisë anti-drogë në rajonin e Dukagjinit, arrestohen shtatë persona

aksion-i-njesise-anti-droge-ne-rajonin-e-dukagjinit,-arrestohen-shtate-persona

Njësi të shumta policore janë parë sot në rajonin e Dukagjinit.

Kjo për shkak se në disa lokacione të ndryshme, Policia e Kosovës është duke zhvilluar aksion të gjerë që ka të bëjë me hetimin e narkotikëve.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, zyrtarët policor tashmë kanë arrestuar shtatë persona të dyshimtë.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga Prokurori i rastit, Ersan Qarolli.

Nga ky aksion janë bastisur lokacione të shumta dhe janë sekuestruar pajisje e gjësende të ndryshme.

Aksioni është duke vazhduar, ndërsa nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me zhvillueshmërinë

Related posts

Ambasada e SHBA-së thotë se vendimi i KQZ-së për Listën Serbe “minon partneritetin SHBA-Kosovë”

RTI

Të rinjtë palestinezë mbajnë gjallë kujtimet e shkatërrimit nga Izraeli në Gaza me makete

Hevzi

Shefi i OKB-së: Trashëgimia e racizmit ende ndjek botën

admin