RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksion i Policisë në Leposaviq, shkatërrohet një laborator droge e arrestohet një person

aksion-i-policise-ne-leposaviq,-shkaterrohet-nje-laborator-droge-e-arrestohet-nje-person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare në Jarinje, nën dyshimet se i njëjti në shtëpinë e tij ka improvizuar një laborator për kultivimin e bimëve kanabis.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani tha se fillimisht Policia ka bërë bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit në Leposaviq, me ç’rast janë sekuestruar 23 bimë të mbjelllura të kanabisit.

“Njësia DHTN Mitrovice Veri nen asistimin e zyrtarëve policor nga DRP Mitrovicë Veri kemi bere bastisjen se bashku me objektet përcjellëse te shtëpisë ku gjatë bastisjes ne një dhome te shtëpisë kemi gjetur dhe sekuestruar 23 bime te mbjella te dyshuar te kanabisit me gjatësi nga 40 cm deri ne 1.85 cm , si dhe pasje tjera te cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit (poqa , ventilim etj)”, tha Elshani për teve1.info.

Derisa theksoi se gjatë bastisjes i dyshuari nuk është hasur në shtëpinë e tij, por që i njëjti më pas është arrestuar në pikën kufitare në Jarinje ku ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 48-orësh.

“Në lidhje me rastin i dyshimti R.V. (1981) rreth orës 19:30 është ndaluar dhe arrestuar në pikën kufitare ne Jarinje se personi i dyshuar është ndaluar dhe me aktvendim te Prokurorit te Shtetit te dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, tha ai.

Related posts

Policia tregon se çfarë i sekuestroi mjekut të arrestuar për marrje të ryshfetit

admin

Serbët japin urdhër: Vendosin në gjendje gatishmërie ushtrinë afër kufirit me Kosovën

admin

Shtëpia e Bardhë thotë se Koreja e Veriut do ta “paguajë shtrenjtë” nëse i jep armë Rusisë

Muhamet Ramadani