Në mbrëmjen e datës 10 qershor 2023, u zhvillua një aksion për të mbledhur fonde për blerjen e një objekti të ri për Xhaminë Shqiptare “Tradita” në Strasbourg, France. Në këtë aksion janë mbledhur gjysma e parave të nevojshme për blerjën e objektit, aksione të tilla do të këtë përseri deri në arritjën e sigurimit të fondeve të mjaftueshme.
Xhamia Shqiptare “Tradita” në Strasbourg është një qendër e rëndësishme për komunitetin shqiptar në këtë qytet dhe zonën përreth. Xhamia ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e traditave shqiptare, si dhe në ofrimin e shërbimeve fetare dhe sociale për anëtarët e komunitetit. Xhamia ka nevojë për një objekt të ri për të zgjeruar kapacitetet e saj dhe për të përmirësuar shërbimet që ofron.
Një nga momentet më të veçanta të kësaj mbledhjeje ishte kontributi i një djaloshi 15-vjeçar me inicialet A.M. Ky djalë ka aftësi të kufizuara, por mori vendimin e admirueshëm të ndajë 5 mijë euro nga pensioni i tij për të ndihmuar blerjen e objektit për xhaminë. Ky veprim shënon një shembull të jashtëzakonshëm të solidaritetit dhe përkushtimit ndaj komunitetit.
Për të mësuar më shumë informacion rreth aksionit për mbledhjen e fondeve ose për Xhaminë Shqiptare “Tradita” në Strasbourg, të gjithë ata që kanë interes mund të drejtohen në faqen zyrtare në Facebook, e cila quhet “Xhamia Shqiptare TRADITA Strasbourg”. Në faqen e tyre mund të gjeni detaje të tjera rreth xhamisë, aktiviteteve fetare dhe sociale që organizohen, si dhe mënyrat për të dhënë ndihmesë dhe për të qenë pjesë e komunitetit shqiptar në Strasbourg.
Ky aksion dhe kontributi i jashtëzakonshëm i djalit të ri tregojnë thelbësinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit në komunitetet fetare. Ata shërbejnë si shembuj frymëzuese për të gjithë ne dhe na përkujtojnë se sa e rëndësishme është të kujdesemi dhe të mbështesim njëri-tjetrin në momente të vështira. /Rtv Pendimi/