RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksioni në ndërmarrjen “Eko regjioni”, arrestohen dy persona për keqpërdorim në prokurim publik

aksioni-ne-ndermarrjen-“eko-regjioni”,-arrestohen-dy-persona-per-keqperdorim-ne-prokurim-publik

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dy persona janë arrestuar të hënën në mëngjes nën dyshimet për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik.

Bëhet fjalë për A.G dhe R.Z, të cilët dyshohet se kanë shkelur ligjin për prokurim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas Prokurorisë, A.G akuzohet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa R.Z për “Keqpërdorim dhe Mashtrim në prokurimin publik”.

Hetuesit policorë kanë kryer bastisje në disa lokacione në Prizren dhe Ferizaj, përfshirë zyrat e ndërmarrjes publike “Eko Regjioni” dhe një subjekt privat.

Gjatë aksionit, në mesin e provave të sekuestruara u gjet një pushkë automatike AK-47 dhe para të gatshme.

“Urdhër kontrolli është realizuar si një hap i rëndësishëm procedural, në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar lidhur me dyshimet për një aktivitet të tenderimit”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Inaugurohet luftanija më e madhe e Turqisë “TCG Anadolu” – VIDEO

Muhamet Ramadani

OKB thotë se 100 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit 2022

admin

Sveçla publikon video të grupit terrorist: Shihet Milan Radojçiq, udhëheqës i grupit

Muhamet Ramadani