RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aktakuzë ndaj 12 zyrtarëve policorë për marrje dhe dhënie të ryshfetit

aktakuze-ndaj-12-zyrtareve-policore-per-marrje-dhe-dhenie-te-ryshfetit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 12 zyrtarëve policor me dyshimin se gjatë periudhës 2021-2022 kanë pranuar shuma të ndryshme të të hollave në mënyrë që të mos e kryejnë veprimin zyrtar, raporton teve1.info

Sipas komunikatës së Prokurorisë Speciale, të pandehurit T.D, M.S, V.L, A.A, V.M, A.S, A.C, M.J, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” ndërsa të pandehurit B.K, A.A, S.S dhe D.I, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve është ngritur për shkak të dyshimit të bazuar mirë se gjatë periudhës kohore shtator 2021 deri në korrik 2022, në pikë kalimin kufitar tek Hani i Elezit, gjegjësisht në zyrën e Evidencës Paraprake si dhe gjatë patrullimit si Njësi e Anti Kontrabandës në pjesën veriore por edhe në pjesë tjera të vendit, të pandehurit në cilësinë e personave zyrtar – zyrtar policor, në vazhdimësi secili veç e veç por edhe duke bashkëvepruar me njëri tjetrin, në mënyrë të drejtpërdrejtë, kanë pranuar para në shuma të ndryshme, me qëllim që të mos e kryejnë veprimin zyrtar të cilin ata duhej ta kryenin, si mbikëqyrjen e rregullt doganore dhe kontrollin e rregullt kufitar. Të pandehurit T.D, M.S, V.L, A.A, V.M, A.S, A.C, M.J, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” ndërsa të pandehurit B.K, A.A, S.S dhe D.I, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit””, thuhet në komunikatë.

Related posts

Vriten edhe 2 gazetarë të tjerë nga sulmet izraelite në Gaza

admin

Zyrtarët e OKB-së: Palestinezët po largohen nga Rafah pas intensifikimit të sulmeve ajrore izraelite

admin

Kapacitet e rajonit për “stinën” e zjarreve

admin