RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

aktakuze-ndaj-dy-ruseve-qe-u-kapen-ne-jarinje

Dy persona me pasaporta ruse (një mashkull dhe një femër) të cilët nuk kishin viza të Republikës së Kosovës, janë hasur mbrëmë në dalje të pikës kufitare në Jarinjë.

Policia përmes raportit 24 orësh bëri të ditur se të dy janë ndaluar me vendim të prokurorit.

E nga ana tjetër zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni ka thënë për Telegrafin se për të dy personat e ndaluar është ngritur aktakuzë.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë për dy personat e ndaluar, ka ngritur aktakuzë me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare””, ka thënë Preteni.

Ndryshe policia në raportin 24 orësh bëri të ditur se personat e dyshuar kishin thënë se kanë ardhur nga Nishi i Serbisë dhe kanë përfunduar në SPK Jarinjë derisa dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale.

Related posts

Senatorja amerikane do të vizitojë kryeqytetin Nuuk për bisedime dypalëshe mbi Grenlandën

Muhamet Ramadani

Zgjedhjet e brendshme në AAK, Ramush Haradinaj tërhiqet nga drejtimi i partisë: Nuk do të kandidoj as për president

admin

Kreu i OKB-së u bën thirrje vendeve të respektojnë ligjin ndërkombëtar pas sulmeve ndaj Huthive

admin