RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Aktivistët përballen me ministrin e Jashtëm britanik për ndalimin e Palestine Action

aktivistet-perballen-me-ministrin-e-jashtem-britanik-per-ndalimin-e-palestine-action

Aktivistë britanikë janë përballur me ministrin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Ed Miliband, në një restorant në Liverpool, duke i kërkuar heqjen e ndalimit ndaj grupit Palestine Action dhe njohjen e luftës së Izraelit në Gaza si gjenocid.

Pamjet, të verifikuara nga Al Jazeera, tregojnë aktivistët duke i kërkuar gjithashtu Milibandit të takohej me protestuesit që po zhvillonin një tubim në Liverpool në mbështetje të Palestine Action.

Qeveria britanike e ka shpallur Palestine Action organizatë të ndaluar sipas ligjeve kundër terrorizmit, pas aksioneve të grupit kundër kompanive të mbrojtjes në Britani të lidhura me Izraelin.

Miliband i ka refuzuar kërkesat e aktivistëve, të cilët më pas janë shoqëruar jashtë restorantit. Dhjetëra persona janë arrestuar gjatë protestës në Liverpool.

Ngjarja ndodhi në kohën kur Partia Laburiste në pushtet po zhvillon konferencën e saj vjetore në qytet.

Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar pritet të shqyrtojë çështjen e ndalimit të Palestine Action, pasi Gjykata e Apelit në qershor mbështeti vendimin e qeverisë. /mesazhi

Related posts

Osmani: BE të mos i kërkojë Kosovës diçka që nuk është në marrëveshje

admin

1.014 sportistë palestinezë të vrarë nga Izraeli gjatë gjenocidit në Gaza

Irfan Jahiu

VIDEO/ “Brengë që ish-krerët e UÇK në burg, akuzat e Hagës nuk qëndrojnë”, Kurti: S’lëshojmë pe për sovranitetin!

admin