Akulli që rrethon Antarktidën është në nivelet më të ulëta të para ndonjëherë. Të dhënat satelitore tregojnë se, aktualisht, shtresa e akullit që rrethon kontinentin më jugor të planetit është nën çdo nivel të dimrit të regjistruar më parë.
“Është aq larg çdo gjëje që kemi parë, të lë pa fjalë,” thotë Walter Meier, i cili monitoron akullin e detit me Qendrën Kombëtare të të Dhënave të Borës dhe Akullit.
Një Antarktidë, ky ndryshim i nivelit të akullit mund të ketë pasoja të mëdha, paralajmërojnë ekspertët.
Hapësira e madhe e akullit të Antarktidës rregullon temperaturën e planetit, pasi sipërfaqja e bardhë reflekton energjinë e Diellit në atmosferë dhe gjithashtu ftoh ujin poshtë dhe afër tij.
Pa e ftohur planetin akulli i saj, Antarktida mund të shndërrohet nga frigoriferi i Tokës në një radiator, thonë ekspertët.
Dr. Meier nuk është optimist se akulli i detit do të rikuperohet në një shkallë të konsiderueshme. /tiranapost