RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Akullnajat e Zvicrës në dy vitet e fundit janë shkrirë për 10 për qind

akullnajat-e-zvicres-ne-dy-vitet-e-fundit-jane-shkrire-per-10-per-qind

Një panel i Akademisë Zvicerane të Shkencave njoftoi përshpejtimin dramatik të shkrirjes së akullnajave në vendin alpin, i cili humbi 10 për qind të akullit të tij në vetëm dy vjet, pas temperaturave të larta gjatë verës dhe reshjeve të pakta të borës gjatë dimrit, transmeton Anadolu.

Zvicra, vendi në të cili ka rreth 1.400 akullnaja, më së shumti nga të gjitha vendet tjetra në Evropë, përjetoi tkurrjen e 4 për qind të vëllimit të saj të përgjithshëm të akullnajave në vitin 2023, tkurrja e dytë më e madhe për një vit, në krye të një shkrirje prej 6 për qind të vëllimit të akullnajave në 2022, njoftoi Komisioni Akademik për Vëzhgimin e Kriosferës.

“Përshpejtimi i shkrirjes është dramatik, pasi brenda dy viteve të fundit ka humbur aq shumë akull sa në periudhën midis viteve 1960 dhe 1990”, thekson komisioni akademik.

Ekipi i ekspertëve pohon se “humbja e madhe e akullit” shkaktohet nga dimrat e butë me shumë pak borë, e cila bie në majë të akullnajave dhe i mbron nga ekspozimi ndaj rrezeve direkte të diellit dhe temperaturave të larta të verës.

“Shkrirja e disa metrave të akullit u mat në jug të Valais dhe luginën Engadin në një lartësi prej 3.200 metrash, ku akullnajat deri vonë ruanin ekuilibrin e tyre”, tha komisioni.

Related posts

Operacioni antikorrupsion ku u arrestuan 74 zyrtarë policorë, Kosova del fituese në Washington

rezart morina

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze: 37 nëna bien dëshmore çdo ditë në Rripin e Gazës

RTI

Maqedoni e Veriut, kryeparlamentari Xhaferi pret në takim ministren e jashtme të BeH-së

admin