RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Akuzohet për korrupsion, senatori amerikan: Paratë e gjetura në shtëpi ishin nga kursimet, jo ryshfet

akuzohet-per-korrupsion,-senatori-amerikan:-parate-e-gjetura-ne-shtepi-ishin-nga-kursimet,-jo-ryshfet

Senatori demokrat nga Nju Xhersi, Bob Menendez thotë se ai do të dalë i pafajshëm në rastin federal lidhur me akuzat për ryshfet dhe do të vazhdojë të jetë “senator i lartë i Nju Xhersit”.

Senatori Menendez tha të hënën se paratë e gjetura në shtëpinë e tij ishin nga kursimet e tij personale dhe jo burime ryshfeti. Një aktakuzë ndaj tij, pretendon se z.Menendez mori para, sasi të mëdha floriri dhe një makinë luksoze në këmbim të përdorimit të postit të tij për të ndikuar në çështje të ndryshme politike.

Mbështetja e Partisë Demokrate për z.Menendez në shtetin ku ai ka qenë senator për gati pesë dekada ka rënë në mënyrë drastike.

Related posts

SHBA-ja dhe Britania kërkojnë largimin e barrikadave në veri të Kosovës

admin

Këshilltari ushtarak i Ukrainës zotohet: Do ta çlirojmë edhe Krimenë

admin

23 mijë konsumatorë në veri furnizohen rrymë, përqindje e vogël paguajnë – shkyçjet ende s’kanë filluar

admin