RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Polonia “blindon” kufirin me Sllovakinë, masa kontrolli shtesë për të parandaluar emigracionin e paligjshëm

polonia-“blindon”-kufirin-me-sllovakine,-masa-kontrolli-shtese-per-te-parandaluar-emigracionin-e-paligjshem

Polonia do të vendosë masa kontrolli për automjetet që kalojnë kufirin nga Sllovakia, tha kryeministri i vendit të hënën, në përpjekje për të frenuar fluksin e emigrantëve.

Partia nacionaliste në pushtet, Ligj dhe Drejtësi (PiS) e ka kthyer emigracionin në një çështje qendrore në fushatën për të fituar një mandat të tretë në zgjedhjet e 15 tetorit dhe ka përfshirë pyetje mbi këtë temë në një referendum që do të zhvillohet njëkohësisht me zgjedhjet.

Ndërkohë, Sllovakia po përballet me një rritje të numrit të emigrantëve të paligjshëm. Numri i emigrantëve të paligjshëm të ndaluar në Sllovaki është rritur nëntëfish nga një vit më parë në më shumë se 27,000 deri tani këtë vit, sipas ministrisë së brendshme të vendit.

“Unë udhëzova ministrin e brendshëm që të vendosë masa kontrolli për… furgona, makina, autobusë ku ka dyshime se ka emigrantë të paligjshëm,” tha kryeministri Mateusz Morawiecki në një tubim elektoral. /ora

Related posts

Indi, 166 të vdekur nga temperaturat e larta

Muhamet Ramadani

Ekstremisti Luigj Marku nga Lezha shpallet në kërkim ndërkombëtar

admin

Erdoğan: Turqia zbulon naftë me cilësi të lartë në lindje të vendit

Muhamet Ramadani