RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Alarm i kuq në Bullgari, vendi përfshihet nga zjarret

alarm-i-kuq-ne-bullgari,-vendi-perfshihet-nga-zjarret

Qeveria bullgare ka lëshuar alarmin e kuq, pasi zjarret masive kanë vërshuar në të gjithë vendin pas një vale të të nxehtit ekstrem. Ushtria dhe helikopterë të forcave ajrore po luftojnë me zjarret në pjesët qendrore dhe juglindore të vendit.

Në total, 21 nga 28 rajone janë të rrezikuara. Në 24 orët e fundit, zjarrfikësit janë marrë me mbi 200 raportime për zjarre në mbarë vendin. Deri më tani nuk raportohet për viktima.

Zjarret në provincën qendrore të Plovdivit shkatërruan rreth 20 000 hektarë pyje. Meteorologët paralajmërojnë se moti do të bëhet më i nxehtë, me temperatura që do të arrijnë deri në 43-44 gradë celsius.

Zjarrfikësit kanë bërë apel që njerëzit të mos ndezin zjarre dhe të mos hedhin bishtat e cigareve nga xhamat e makinave. /abcnews

Related posts

Armenia sulmon pozicionet e Azerbajxhanit në kufi

admin

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell: Në Gaza ka uri të plotë, po përparon drejt jugut

rezart morina

“U ndal të përshëndeste dhe shkëmbente dy fjalë, por u qëllua me një plumb”- Vrasja e Avni Rustemit, çfarë ndodhi me 20 prill 1924 pranë Pazarit të Ri

admin