RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Alarm në Krujë, urdhërohet evakuimi i banorëve në Barabit–Lluban

alarm-ne-kruje,-urdherohet-evakuimi-i-banoreve-ne-barabit–lluban

Situata e krijuar nga zjarri në zonën Barabit–Lluban ka detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e menjëhershëm të banorëve. Në terren janë angazhuar strukturat e emergjencave civile, Policia e Shtetit, MZSH-ja dhe Forcat e Armatosura, ndërsa procesi po koordinohet me AKMC-në dhe Prefekturën e Qarkut Durrës.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve në terren, ndërsa prioritet në evakuim u jepet fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve që ndodhen në zona të izoluara.

NJOFTIMI

Urdhër për evakuim të menjëhershëm në zonën Barabit–Lluban, Bashkia Krujë

Në zbatim të Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”, Planit Kombëtar dhe Planeve Vendore të Emergjencave Civile, si pasojë e situatës së krijuar nga zjarri, është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i banorëve të zonës Barabit–Lluban, në Bashkinë Krujë.

Procesi i evakuimit po realizohet në koordinim të plotë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektin e Qarkut Durrës dhe strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Krujë.

Për realizimin e evakuimit do të angazhohen mjetet dhe strukturat e Bashkisë Krujë, MZSH-së, Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.

Prioritet në evakuim kanë fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet që ndodhen në zona të izoluara.

Bashkia Krujë, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse, do të garantojë strehimin e përkohshëm të qytetarëve të evakuuar, regjistrimin e tyre, sigurimin e nevojave bazë dhe asistencën shëndetësore.

U bëjmë thirrje banorëve të zonës Barabit–Lluban të ndjekin me përparësi udhëzimet e autoriteteve në terren dhe të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencave gjatë procesit të evakuimit.

Related posts

Të gjitha mjetet janë mobilizuar në Turqi pas tërmeteve të fuqishme, thotë presidenti Erdogan

Muhamet Ramadani

Policia izraelite ndërron flamurin e OKB-së me atë izraelit gjatë bastisjes në kompleksin e UNRWA-s

admin

Ushtria siriane: Pozicionet e SDF-së në Halep janë “objektiva legjitime” pas “masakrave” të saj

RTI