RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Albanese reagon për ngjarjet në Bondi: “Tronditëse dhe shqetësuese”

albanese-reagon-per-ngjarjet-ne-bondi:-“tronditese-dhe-shqetesuese”

Kryeministri australian Anthony Albanese e ka cilësuar situatën në Bondi si “tronditëse dhe shqetësuese” pas sulmit me armë gjatë festimeve të Hanukës.

“Policia dhe ekipet e emergjencës janë në terren duke punuar për të shpëtuar jetë. Mendimet e mia janë me çdo person të prekur,” shtoi Albanese.

Një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës së New South Wales tha për Reuters se 13 persona janë dërguar në spital pas incidentit me armë zjarri në plazhin Bondi. Ekipet e emergjencës po vazhdojnë punën në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit. /mesazhi

Related posts

Trump do të kërkojë hetim mbi lidhjet e dyshuara të ish-presidentit Clinton dhe figurave të tjera të shquara me Epstein

Muhamet Ramadani

Shpëtohen shtatë emigrantë, zhduken 21 të tjerë pas fundosjes së anijes në Itali

Muhamet Ramadani

Yasser Abu Shabab, i akuzuar për bashkëpunim me Izraelin, raportohet i vrarë

Muhamet Ramadani