Fjalimi i kryeministrit izraelit në Kongresin e ShBA-së është një njollë e madhe për këtë organ që pretendon të mbrojë të drejtat e njeriut dhe të mbështesë vlerat demokratike, tha kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes, Fahrettin Altun, pas fjalimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Kongresin e ShBA-së. Ai thekoi se duke pritur një politikan përgjegjës për kryerjen e krimeve të luftës, Uashingtoni i dërgon botës një mesazh se nuk kujdeset pak ose aspak për jetën e civilëve të pafajshëm.
“Lejimi i Netanyahut të përhapë propagandën e tij në foltoren e Kongresit të ShBA-së dhe lejimi i tij t’i thërrasë protestuesit paqësorë amerikanë me të gjitha llojet e emrave është thjesht e turpshme. Bashkëfajësia e disa politikanëve amerikanë në krimet e qeverisë izraelite për qëllime politike do të ketë pasoja për besueshmërinë e ShBA-së në mbarë botën”, tha Altun.
Fatmiresisht, sipas tij, kishte ende një pakicë politikanësh amerikanë që ose protestuan ose u përballën me fjalimin e neveritshëm të Netanyahut. “Fjalimi i tij nuk ishte vetëm plot gënjeshtra të hapura, por edhe urrejtje për palestinezët. Gjuha çnjerëzore që ai përdor vazhdimisht për një popull nën pushtim u shfaq plotësisht. Ne përshëndesim ata amerikanë që refuzojnë të marrin pjesë në këtë sharadë”, shkruan Altun në X.
Forcat izraelite të sigurisë nën qeverinë e Netanyahut, siç theksoi Altun, kanë kryer krime të papërshkrueshme në Palestinë. “Kongresi i ShBA-së e ka mundësuar dhe inkurajuar këtë luftë duke ofruar mbështetje financiare, armë dhe municione. Përpjekjet për të kushtëzuar ndihmën për Izraelin me të drejtat e njeriut kanë dështuar plotësisht. Kjo duhet të ndalet nëse ShBA-ja synon të pretendojnë çdo lloj lidershipi moral ose legjitimiteti në arenën ndërkombëtare”, shprehet Altun.
The post Altun: Fjalimi në Kongres i Netanyahut, njollë e madhe për ShBA-në first appeared on Radio Televizioni Iliria.