RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Altun: Suedia të mos fshihet pas arsyetimeve të fjalës së lirë dhe tubimeve

altun:-suedia-te-mos-fshihet-pas-arsyetimeve-te-fjales-se-lire-dhe-tubimeve

Drejtori i Komunikimeve i Turqisë, Fahrettin Altun, shkruan se Suedia duhet të kuptojë realitetin e grupeve terroriste që synojnë të parandalojnë anëtarësimin e tyre në NATO duke helmuar marrëdhëniet e tyre me Turqinë.

Suedia duhet të veprojë menjëherë për të parandaluar provokimet e mbushura me urrejtje kundër Turqisë dhe të luftojë kundër atyre që synojnë Islamin, shkruan në Twitter Drejtori i Komunikimeve i Turqisë, Fahrettin Altun.

“Autoritetet suedeze nuk mund të fshihen pas justifikimeve të tilla, si liria e shprehjes dhe e tubimit. Të ashtuquajturit protestues nuk janë gjë tjetër veçse provokatorë që janë të vendosur të mbjellin farat e urrejtjes kundër Turqisë dhe Islamit”, shkruan Altun.

Autoritetet suedeze, sipas tij, duhet të kuptojnë realitetin e grupeve terroriste që synojnë të parandalojnë anëtarësimin e Suedisë në NATO duke helmuar marrëdhëniet e tyre me Turqinë.

“Protesta përpara ambasadës turke në Suedi është pa dyshim një shembull tjetër i aktiviteteve të organizuara propagandistike të grupit terrorist PKK. Kjo dëshmon se Türkiye ka të drejtë kur këmbëngul që Suedia të bashkëpunojë me ne për terrorizmin përpara se të anëtarësohet në NATO”, thotë Altun.

Mes të tjerash, ai shton se për vite me radhë, (organizata terroriste) PKK-ja bredh e lirë në vendet evropiane, duke rekrutuar individë dhe duke mbledhur fonde për aktivitete terroriste për të luftuar kundër vendit tonë (Turqisë).

“Qeveritë evropiane janë tashmë vonë për t’u zgjuar ndaj realitetit të aktiviteteve terroriste të organizuara të PKK-së në tokën e tyre. Ata duhet të bëjnë dallimin e qartë midis aktivizmit politik kurd dhe aktiviteteve terroriste të PKK-së”, tha Altun.

Ndryshe, Ankaraja zyrtare ka reaguar ashpër pasi Suedia lejoi protestat e sotme para ambasadës turke, ku u lejua edhe djegia e Librit të Shenjtë islam, Kuranit.

Për këtë arsye, ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, sot njoftoi se Turqia anuloi vizitën e Ministrit të Mbrojtjes të Suedisë, Pal Jonson, të planifikuar për më 27 janar, si përgjigje ndaj lejimit të djegies së Kuranit para ambasadës turke në Stokholm nga Suedia.

Related posts

Rikthehen sulmet militante në Greqi, policia arreston disa persona si pjesë e një organizate terroriste

admin

Pas rrahjes, deputetët mblidhen në Kuvend për vazhdimin e seancës

rezart morina

Stoltenberg: Është e rrezikshme ta nënvlerësosh Rusinë

admin