RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ambasada Amerikane: Jemi krenarë që bashkë me aleatët ndaluam tmerrin nga regjimi i Millosheviqit

ambasada-amerikane:-jemi-krenare-qe-bashke-me-aleatet-ndaluam-tmerrin-nga-regjimi-i-millosheviqit

Ambasada Amerikane në Kosovë, njofton se ambasadori Hovenier ka qenë pjesëmarrës në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të vendit tonë.

Në postimin e ambasadës thuhet se “Shtetet e Bashkuara janë krenare për rolin e rëndësishëm që luajtën, së bashku me aleatët, për të ndalur këto tmerre”.

|Ambasadori Hovenier: Sot, iu bashkua zyrtarëve kosovarë dhe mysafirëve të nderuar për të shënuar 25 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, duke i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik të kryer nga regjimi i Millosheviqit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për rolin e rëndësishëm që luajtën, së bashku me aleatët, për të ndalur këto tmerre dhe për të mbështetur të gjithë njerëzit e Kosovës për të realizuar të ardhmen e tyre si një shtet sovran, i pavarur, multietnik dhe demokratik”, njofton ambasada.

Related posts

Vetëvendosje i reagon Klinakut: S’ka më përfitime financiare, atij i janë terruar sytë

admin

Përmbytjet në Brazil/ Të paktën 29 persona kanë humbur jetën, 60 mbeten të zhdukur dhe më shumë se 10 mijë të tjerë janë zhvendosur

admin

Edhe Britania bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë të kidnapuar

rezart morina